TRAJTIMI I MBETJEVE MJEKSORE

Mbetjet spitalore prodhohen nga shume subjekte mjekesore, te cilat prodhojne nje sasi te konsiderueshme mbetjesh te rrezikshme. Trajnimi i ketyre mbetjeve ne respektimin e mjedisit eshte nje detyre profesionale dhe etike e tere operatoreve te fushes se mjeksise. Ky trajtim duhet te eliminoje potencialin patogjen qe keto mbetje permbajne, ne menyre qe te reduktohet infektimi i ambjentit, toksiciteti kimik dhe radioaktiv dhe ndotja e pa kontrolluar e mjedisit. Trajtimi dhe transportimi ne menyre te sigurt eshte detyra e te gjithe operatoreve te fushes. Kjo fushe e trajtuar edhe ne Shqiperi me mbeshtetje ligjore. Rregullore Nr. 6, date 30.11.2007 per Administrimin e Mbetjeve Spitalore.

 

 

Pse duhet te na preokupojne mbetjet spitalore?

 

Mbetjet mjeksore mund te shkaktojne infeksione nese vijne ne kontakt me lekuren, syte, ajrin, gojen ose nese ato ne menyre te ndryshme depertojne ne trupin e njeriut. Keto mbetje duhet te trajtohen vetem ne vendet e lejuara nga Ministria e Mjedisit, te paisura me lejet perkatese.

 

Nje age, nje shiringe, instrumentet kirurgjikale, mbetjet e nderhyrjeve kirurgjikale, te gjitha sendet mjeksore te vena ne kontakt me trupin e te semurit, nga ku mund te percohet infeksioni, pjatat e kulturave laboratorike, ose objekte te kesaj natyre te vena ne kontakt me lengjet ose indet humane, shiringat dhe sendet laboratorike te analzave te ndryshme, te gjitha sendet e perdorura ne laborator per manipulimin e permbajtjes se ketyre kampioneve human.
Farmaceutika hyn ne mbetjet spitalore.

Si ti magazinojme mbetjet mjeksore ?

Te magazinohen ne kontenitoret perkates te mbetjeve, sipas rregullores se OBSH per magazinimin, kontenitoret te vendosen ne ambiente te mbyllura dhe te sigurta. Te sigurohet dizinfektimi i mire i ambientit ne rastin e kontaminimit aksidental te tij.
Te trajtohen te tera mbetjet qe jane vene ne kontakt me mbetjet mjeksore si mbetje te rrezikshme.