Kategorite e mbeturinave Mjeksore.

 

Mbeturina mjekësore mund të përkufizohet si mbeturinë e gjeneruar si rezultat i diagnostikimit, trajtimit, dhe imunizimit të njerëzve apo kafshëve. Disa shtete vlerësojnë se mbeturinat e gjeneruara janë rezultat i hulumtimit biomjekësor dhe i prodhimit dhe testimit të organizmave, qelizave dhe njësive të tjera biologjike. Për fat të keq, nuk ka një përkufizim të njësuar specifik mbi atë çka formon mbeturinën mjekësore, kështu që secili objekt më vete, duhet të përcaktojë duke u bazuar në rregulloret  shtetërore dhe lokale.

 Për shkak se asgjësimi i mbeturinave nga objektet e kujdesit shëndetësor po drejtohet nga rregullore të ndryshme, është e dobishme që mbeturinat të grupohen në  kategoritë e mëposhtme:

Mbeturina Mjekësore Specifike te Sistemuara ose Mbeturina Infektive është përgjithësisht e përkufizuar si një mbeturinë, që është e aftë për të shkaktuar sëmundje infektive. Ajo emërtohet edhe me termat: mbeturinë e rrezikshme biologjike, mbeturinë mjekësore biologjike, ose mbeturinë “red bag”. Kjo kategori mbeturinash përfshin mbeturinën patologjike. Depozitimi përfundimtar komandohet nga rregullorja shtetërore.  Keto mbeturina perbehen kryesisht nga ndarjet me poshte:

1 Kulturat biologjike dhe mbetjet e tyre, dhe stoqe te substancave te infektuara dhe perberesit biologjik te tyre

2 Mbetje anatomike te indeve trupore, si organe pjese te trupit duke perfshire lengje te indeve te marra gjate nderhyrjeve te ndryshme kirurgjikale, autopsive ose procedurave mjekesore.

3 Gjak human dhe produktet e tij, materiale te kontaminuara me gjakun human

4 te mprehtat si: shiringa,  piepta, lama te mprehta, vegla dhe age, qelq I thyer dhe I pathyer

5 Mbetje te kafsheve duke permbledhur karkasat e tyre, pjeset e trupit, lengje te trupit dhe te tjera pjese biologjike te kafshes

6 materiale te izolimit te semundjeve I kontaminuar me gjak, sekrecione, eskrecione etj, nga humane te izoluar nga humane te tjere per te ndaluar perhapjen e semundjeve

7 paisjet mjekesore e kontaminuara te ndodhura ne kontakt me material te infektuara

8 mbetjet laboratorike ne kontakt me material biologjik

Perberja e mbetjeve infektive ndahet si me poshte

mbeturina speciale e ngurtë -  56.4 përqind,

mbeturina mjekësore - 17.5 përqind,

kartonë ambalazhues– 10.9 përqind,

mbeturinat e pacientëve - 8.5 përqind,

letra - 3.1 përqind,

mbeturina të rrezikshme - 2.0 përqind,

paleta druri - 0.4 përqind,

bateritë “dry cell” - 0.4 përqind,

grafi me rreze x- - 0.3 përqind, dhe

të tjera - 0.4 përqind.

 

Mbeturina e rrezikshme është e përkufizuar si mbeturinë, që mund të shkaktojnë apo të kontribuojë në mënyrë sinjifikante në formimin e sëmundjeve serioze ose vdekjeprurëse ose në ekzpozimin e rrezikut substancor kundrejt shëndetit të njeriut dhe të mjedisit, nëse nuk administrohet ose azgjësohet në mënyrën e duhur. Sipas OBSH-së, mbeturina konsiderohet  e rrezikshme, nëse përban një ose më shumë përbërës të pëcaktuar me ligj, nëse shfaq një ose disa nga katër karakteristikat (toksike, radioaktive, eksplozive, gërryese), nëse është një përzierje, që shfaq karakteristika të rrezikshme ose përmban një nga mbeturinat “e listuara”, ose nëse është derivat i ardhur nga procesi i administrimit të mbeturinave. 

Mbeturina radioaktive e nivelit të ulët është mbeturinë, që shfaq karakteristika të tilla radiologjike si rrezatim/ shpërbërje/ zbërthim/ shkatërrim/ kalbje radioaktive.

Mbeturina te rrezikshme 

Lloje të ndryshme të mbeturinave të rrezikshme janë gjeneruar në objektet e kujdesit shëndetësor. Ksileni, metanoli, dhe acetoni janë tretësit e përdorur më shpesh. Kimikate të tjera të përfshira janë tolueni, kloroformi, klori metileni, trikloroetileni, etanoli, izopropanoli, acetat etileni, dhe acetonitrili. Mbeturinat formaldehid (solucione formalinë) janë gjetur në patologji, autopsi, dializë, infermieri, dhomën e urgjencës, kirurgji, e të tjera. Mbeturinat kimioterapike (p.sh., Chlorambucil, Cytoxin, Daunomycin,etj), llogariten si mbeturina të rrezikshme, që zënë një volumetri të madhe në disa spitale.

Magazinimi, transportimi dhe asgjësimi i mbeturinave të rrezikshme duhet te behet sipas dispozitave ne fuqi

Mbeturina radioaktive e nivelit të ulët

Materialet radioaktive janë përdorur gjatë diagnozës dhe trajtimit, si dhe në hulumtime shkencore e studimore. Radionuklidët e përdorur në mjekësinë bërthamore, laboratorët e klinikave, dhe laboratorët kërkimor kanë jetëgjatësi, që varion nga disa orë në disa mijëra vjet. Metodat e asgjësimit përfshijnë magazinimin për shpërbërje apo "shpërbërje në magazinë") dhe transportin e mbeturinave radioaktive në një territor të autorizuar për depozitim përfundimtar. Radionuklidët me jetëgjatësi të shkurtër zakonisht ruhen në një njësi të sigurt për një kohë të mjaftueshme për tu  shpërbërë sipas niveleve të shkallëzuara (siç konfirmohet nga një sondazh i rrezatimit) dhe më pas për tu asgjësuar. Reduktimi i vendburimit mund të realizohet duke kufizuar sasisë e akumuluar të radioaktivitetit, duke përdorur materiale jo-radioaktive apo radionuklidë jetëshkurtër, atje ku është e mundur, dhe duke projektuar procedura laboratorike për të reduktuar volumin e mbeturinave të përziera.